17/06/2008
PRISHTINË, Kosovë -- Kreu i UNMIK-ut Joachim Ruecker konfirmoi të hënën (16 qershor) se do të lërë Kosovën këtë javë, po ashtu edhe zëvendësi i tij Lawrence Rossin. Ruecker u takua me përfaqësuesin e BE në Kosovë Pieter Feith, një ditë pasi hyri në fuqi kushtetuta e Kosovës. Ai tha se ndonse UNMIK do të funksionojë deri sa të mbetet në fuqi rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ai do të jetë administratori i fundit "tradicional" këtu. Diplomati italian Lamberto Zanieri pritet të zërë vendin e tij në mbikqyrjen e një misioni më të vogël, të ristrukturuar.
Në lajme të tjera, një grup të rinjsh serbë në Mitrovicën e veriut sulmuan dy të rinj shqiptarë të hënën mbrëma, duke i dërguar të dy në spital. Zona e mbizotëruar nga serbët është provuar e vështirë të kontrollohet që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në shkurt. (Koha Ditore, Express - 17/06/08; Telegrafi, RTK, BBC, B92, KTV - 16/06/08)