17/06/2008
BEOGRAD, Serbi -- Një gjykatës i gjykatës së krimeve të luftës të qarkut të Beogradit nënshkroi një urdhër të hënën (16 qershor) për të ekstraduar të dyshuarin për krime lufte Stojan Zupljanin në gjykatën e OKB-së në Hagë. Ekipi i tij i mbrojtjes ka tre ditë tani për të apeluar. Ekstradimi ka gjasa të bëhet javën tjetër. Arrestuar javën e shkuar pranë Beogradit, ish kreu i policisë së Republika Srpska në BiH është akuzuar për spastrimin etnik të muslimanëve dhe kroatëve gjatë konfliktit të viteve 1992-1995.
Në lajme të tjera të hënën, një gjykatë hollandeze nisi një dëgjim në një padi civile të ngritur kundër Hollandës nga të afërmit e boshnjakëve të vrarë në masakrën e Srebrenicës në 1995. Ata akuzojnë trupat kollandeze për mosmbrojtjen e popullsisë civile në enklavën që ishte një strehë e sigurtë e OKB-së për mijra boshnjakë muslimanë. Ajo u sulmua nga forcat serbe gjë që rezultoi në vdekjen e 8,000 muslimanëve. (Dnevni Avaz - 17/06/08; B92, Beta, Tanjug, Fena, BBC - 16/06/08)