Markoviç thotë se qeveria DS-SPS e Serbisë mund të formohej në 15 ditë

17/06/2008

BEOGRAD, Serbi -- Kreu i Serbisë së Bashkuar, Dragan Markoviç tha të hënën (16 qershor) se ishte optimist që koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike (DS) dhe Partia Socialiste Serbe (SPS) do të formojnë një qeveri, ndoshta brenda 15 ditëve. Bisedimet zyrtare midis dy palëve priten këtë javë. Raportet e medias lokale sugjerojnë se bisedimet midis DS dhe SPS kanë arritur një stad të avancuar dhe se zyrtarët ndërkaq po diskutojnë shpërndarjen e posteve qeveritare. Bisedimet e koalicionit nisën rreth një muaj më parë, pasi asnjë parti nuk fitoi shumicën e nevojshme për të qeverisur, në zgjedhjet e 11 majit. (Blic, Politika, Danas - 17/06/08; B92, Beta, RTS - 16/06/08)