Gjykata e Hagës thotë se Kroacia fsheh dokumente lidhur me të paditurit e krimeve të luftës

19/06/2008

HAGË, Hollandë -- Kryeprokurori i krimeve të luftës Serge Brammertz akuzon autoritetet kroate për bashkëpunim të pamjaftueshëm me gjykatën, duke përfshirë fshehjen e dokumenteve lidhur me gjyqet e gjeneralëve në pension Ante Gotovina, Ivan Çermak dhe Mladen Markaç, njoftoi gjykata të martën (17 qershor). Në një ankesë nënshkruar nga Brammertz në fund të javës së shkuar, prokurorët thanë se Zagrebi nuk ofroi "dokumente lidhur me operacionet e artilerisë gjatë operacionit Stuhia", një fushatë e spastrimit etnik kundër rreth 250,000 serbëve në rajonin e Krajinës. Brammertz vuri në dukje se gjatë 18 muajve të fundit, Kroacia ka premtuar të ofrojë qindra mijra faqe dokumentesh por ka dërguar vetëm disa. Gjyqi i Gotovinës, 52 vjeç, Çermak, 58 vjeç dhe Markaç, 52 vjeç, nisi në prill. Ata ndeshen me akuza të krimeve kundër njerëzimit. (RIA Novosti, Tanjug - 18/06/08; Vecernji List, Jutarnji List, HINA - 17/06/08)