CoE thotë se Shqipërisë i mungojnë strukturat për të mbrojtur pakicat

19/06/2008

TIRANË, Shqipëri -- Vendi ka nevojë të ngushtojë dallimin në fushën e të drejtave të njeriut dhe të ofrojë më shumë mbrojtje për gratë e fëmijët, pakicat etnike dhe të paaftët, sipas një raporti nga komisioneri i Këshillit të Evropës (CoE) për të drejtat e njeriut, Thomas Hamarberg. Në raportin e lëshuar të mërkurën (18 qershor) Hamarberg kritikonte sistemin ligjor duke thënë se ai mbetet nën ndikimin politik. Ai tha gjithashtu se nuk ka struktura shtetërore për të mbrojtur të drejtat e pakicave, veçanërisht të romëve. Raporti përveç kësaj përmend një nivel të lartë të dhunës në vend dhe të kushteve nën standard të burgjeve. (Shekulli -19/06/08; VOA, Top Channel, Alsat - 18/06/08)