19/06/2008
TIRANË, Shqipëri -- Policia arrestoi tre shtetas afganë të mërkurën (18 qershor) në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës pasi ata u orvatën të kalonin ilegalisht në Shqipëri nga Greqia. Të tre ata qenë fshehur në një kamion ngarë nga një shtetas iranian, që policia gjithashtu e arrestoi. Policia po heton çështjen si provë e një rrjeti të mundshëm trafiku njerëzor, pasi ky ishte rasti i dytë i tillë këtë muaj. Kohët e fundit, ajo kapi dy emigrantë të tjerë të paligjshëm afganë në të njëjtën pikë, që orvateshin të arrinin Italinë dhe BE nëpërmjet Shqipërisë. (Shekulli, Koha Jone, BalkanWeb - 19/06/08; Top Albania radio - 18/06/08)