Policia e BiH arreston dy të dyshuar serbë boshnjakë për krime lufte

19/06/2008

SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Prokurorët publikë njoftuan të mërkurën (18 qershor) se policia arrestoi dy të dyshuar serbë për kryerje të krimeve të luftës kundër civilëve në 1992. Autoritetet zunë Nikica dhe Mile Zgonjanin në qytetin veriperëndimor të Novi Grad të martën, dhe do t'i mbajnë ata për një muaj, sipas Mira Miletiç, një prokurore e Banja Lukës. Ajo i dha AFP pak detaje të tjera.

Në lajme të tjera, rreth 40 policë të shkarkuar nga OKB-ja më 2002, kryesisht për arsye disiplinore, vazhdojnë një grevë urie që nisën tetë ditë më parë jashtë godinës së Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë në Sarajevë. Ata po kërkojnë rimarrjen në punë në përputhje me një vendim të lëshuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së më tepër se një vit më parë. (AFP, Dnevni Avaz, SRNA, RTRS, ONASA - 18/06/08)