Vdesin katër ushtarë të EUFOR në një rrëzim helikopteri

20/06/2008

SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Dy spanjollë dhe dy gjermanë, trupa të EUFOR u vranë kur një helikopter u rrëzua të enjten (19 qershor) rreth mesditës pranë qytetit kryesor të Republika Srpska, Banja Luka. Arsyeja e rrëzimit nuk është e qartë. Shefi i sigurimit të BE, Havier Solana lëshoi një deklaratë për familjet e trupave. "Misioni i EUFOR po bën një kontribut të shquar në operacionet ushtarake të BE në Bosnje dhe Herzegovinë," tha Solana. "Vlerësimi im i sinqertë, keqardhja e thellë dhe mendimi im janë kësisoj me ju në këtë kohë të vështirë." (Dnevni Avaz, Nezavisne Novine - 20/06/08; RTRS, Fena, AP, Deutsche Welle - 19/06/08)