20/06/2008
BEOGRAD, Serbi -- Koalicionet e udhëhequra nga Partia Demokratike (DS) pro-perëndimore dhe Partia Socialiste Serbe (SPS) kanë rënë dakord të formojnë një qeveri, raportoi të enjten (19 qershor) B92. Ndon;se zyrtarët e SPS pretendojnë se nuk kanë mbajtur bisedime me DS dhe DS thotë se nuk ka ende marrëveshje, media lokale raporton se një njoftim mbi qeverinë e re pritet në krye të javës tjetër.
Në një intervistë me Vecernje Novosti, kreu i Partisë Radikale Serbe (SRS) Tomislav Nikoliç tha se ai beson se kreu i SPS Ivica Daçiç vendosi të anojë nga DS. SPS ka mbajtur bisedime zyrtare vetëm me SRS dhe koalicionin Partia Demokratike e Serbisë - Serbia e Re. (Blic, Politika, Vecernje Novosti - 20/06/08; B92, Beta - 19/06/08)