Grekët protestojnë ndaj rritjes së çmimeve

20/06/2008

ATHINË, Greqi -- Rreth 1,000 vetë protestuan të enjten mbrëma (19 qershor) në Athinë kundër rritjes së çmimeve të konsumit. Protestuesit u mblodhën në sheshin Omonia në qendër të Athinës dhe marshuan drejt ministrive të financave dhe ekonomisë. Ata i kërkuan qeverisë të kontrollojë rritjen e çmimeve dhe të mbrojë konsumatorët. Protesta u organizua nga Sindikata e Përgjithshme e Punëtorëve të Greqisë (GSEE), Këshilli i Shërbyesve Civilë të Administratës së Lartë (ADEDY), sindikata e fermerëve PASEGES dhe super prefektura e Athinë-Pire. (ANA-MPA, Focus, bTV - 19/06/08)