22/06/2008
NJU JORK, Shtetet e Bashkuara -- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon u shpreh të premten (20 qershor) se propozimi i tij mbi Kosovën do të parandalojë konflikte të reja rajonale. Në një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të kushtuar situatës në ish-provincën serbe, Ban u shpreh se mbas zbatimit të fundit të Kushtetutës së Kosovës dhe një seri ngjarjesh të tjera, UNMIK nuk është më e aftë të përmbushi me efekt shumë prej detyrave të saja në rajon. OKB pritet të dorëzojë disa nga funksionet e saj tek autoritetet e Kosovës dhe pjesën tjetër misionit të BE-së, EULEX. Parashikohej të merrte detyrat një javë më parë, por u përball me kundërshtimin e Rusisë dhe disa anëtarëve të tjerë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Presidenti serb Boris Tadiç, i cili morri pjesë në seancën e të premten, i tha anëtarëve të Këshillit të Sigurimit se Beogradi kundërshton planin e Ban dhe nuk do ta njohi kurrë pavarësinë e Kosovës. (Makfax, ITAR-TASS, AP, Xinhua - 20/06/08)