22/06/2008
UASHINGTON, Shtetet e Bashkuara -- Sekretarja e Shtetit Kondoleza Rais u shpreh të shtunën (21 qershor) se megjithëse karakteri laik i Turqisë është i rëndësishëm, feja është një faktor tjetër. Në një fjalim në një seminar të çështjeve të jashtme në Uashington, Rais përgëzoi përpjekjet e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) që është në qeverisje, duke theksuar se ndryshe nga partitë e tjera, ajo ka arritur pranë kurdëve turq. Gjykata Kushtetuese po merr në konsideratë ndalimin e partisë, se pretendohet se ka kërcënuar laicitetin në Turqi. Mijëra mbështetës të AKP-së organizuan të shtunën një demonstratë në Stamboll. Ata thanë se kundërshtarët po përpiqen të "organizojnë një goditje nëpërmjet sistemit gjyqësor".
Në lajmet e tjera, një gjykatë ushtarake turke ndaloi shtypin të premten nga shfaqja e materialeve të lidhura me Partinë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit, po ashtu dhe dokumenta e regjistrime dixhitale të lidhura me informacione sekrete mbi operacionet ndërkufitare në veriun e Irakut. Prokurorët filluan një hetim mbas një shfaqje në kohë reale të materialeve të klasifikuar të zbulimit nga një kanal lokal televiziv. (Hurriyet, Milliyet, Vatan - 22/06/08; Sabah, AFP - 21/06/08; Hurriyet, Zaman, Anadolu news agency - 20/06/08)