22/06/2008
BEOGRAD, Serbi -- Partia Socialiste Serbe (SPS) lajmëroi të shtunën (21 qershor) se po pezullon bisedimet me Partinë Radikale Serbe dhe Partinë Demokratike të Serbisë me qëllim formimin e një koalicioni qeveritar. Drejtuesja e SPS-së Ivica Dacic u shpreh se kanë hasur dallime madhore pikëpamjesh mbi aderimin në BE të Serbisë. Koalicioni i drejtuar nga SPS po merr në konsideratë fillimin e bisedimeve me përfaqësuesit e koalicionit Për një Serbi Evropiane, e drejtuar nga Partia Demokratike (DS) e presidentit Boris Tadiç. DS fitoi zgjedhjet parlamentare të 11 majit, por jo aq sa duhej për të formuar vetëm qeverinë. (AP, Reuters, B92, Tanjug, Beta - 21/06/08)