Seri tërmetesh të forta lëkundin jugun e Greqisë

22/06/2008

ATHENË, Greqi -- Një seri tërmetesh të forta goditën jugun e Greqisë në fundjavë. Dy tërmete u regjistruan në ishullin e Peleponezit të shtunën (21 qershor). Një tërmet i tretë u ndje të djelën në mëngjes. Nuk është njoftuar asnjë viktimë ose dëm.

Në lajmet e tjera, të premten shpërtheu një zjarr në pyll, rreth 60km verilindje të Athinës. Ai dëmtoi dy ndërtesa por nuk shkaktoi plagosje. Erërat e forta po ngrenë riskun e më shumë zjarreve.

Në lajmet e tjera të premten, Shtabi i Përgjithshëm lajmëroi se ka marrë pjesë së fundmi në ushtrime të përbashkëta me Izraelin në hapësirën ajërore mbi ishullin e Kretës. New York Times ka njoftuar se në fillim të qershorit, rajoni i Mesdheut ishte hapësira e manevrave ushtarake të Izraelit me qëllim përgatitjen për një sulm të mundshëm mbi instalimet bërthamore iraniane. (Sky - 22/06/08; AFP, Sky - 21/06/08; AFP, DPA, New York Times - 20/06/08)