VMRO-DPMNE merr mandatin për të formuar qeverinë maqedonase

23/06/2008

SHKUP, Maqedoni -- Kreu i VMRO-DPMNE Nikola Gruevski, partia e të cilit fitoi zgjedhjet e parakohëshme të 1 qershorit mori një mandat të hënën (23 qershor) nga presidenti Branko Crvenkovski për të formuar një qeveri pas mbledhjes zyrtare të parlamentit të ri të vendit të shtunën. "Unë kam 20 ditë për të formuar një qeveri. Ne kemi mjaft punë, mjaft energji e përmbushje të të projekteve që u premtuam shtetasve," tha Gruevski. Në një intervistë të dielën me MIA, ai tha se ka në plan të nisë konsultimet që do të përcaktojnë se cila nga dy partitë etnike shqiptare: Bashkimi Demokratik për Integrimin apo Partia Demokratike e Shqiptarëve, do të bashkohet me koalicionin qeverisës. Parlamenti zgjodhi Trajko Veljanovski të VMRO-DPMNE si kryetar të tij të shtunën. (Utrinski Vesnik, Kanal 5, Vecer, Focus - 23/06/08; MIA - 22/06/08)