Këshilli i Evropës i kërkon BiH të vazhdojë reformat

23/06/2008

BRUKSEL, Belgjikë -- Krerët e BE përfunduan një samit dy-ditor të premten (20 qershor) duke thënë se "Bosnje dhe Herzegovina (BiH) duhet të vazhdojë zbatimin e procesit të reformës pa vonesë, veçanërisht me një vështrim për të përmbushur objektivat dhe kushtet për kalimin nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në Përfaqësuesin e Posaçëm [të BE]. "Këshilli i Evropës përshëndeti gjithashtu nënshkrimin e e marrëveshjes së stabilizimit dhe shoqërimit, duke e përshkruar atë si "një hap të rëndësishëm në udhën evropiane të atij vendi".

Në një shënim lidhur me këtë, kryeministri i Republika Srpska Milorad Dodik i tha gazetës sllovene Delo se perspektiva e anëtarësimit të BiH është një nga objektivat e rrallë që bashkon serbët, boshnjakët dhe kroatët në BiH, përkundër shpresës se vendi do të jetë jo në gjendje të hyjë në Bashkim në ndonjë kohë të afërt. Por Dodik tha gjithashtu se ishte e papranueshme të viheshin kushte në procesin e integrimit të BiH në BE, që bëjnë të nevojshme reformat në marrëdhëniet e brendëshme të përcaktuara nga Marrëveshja e Paqes e Dejtonit. Dodik bëri një vizitë një-ditore në Slloveni të dielën ku ai dhe kryeministri Janez Jansa diskutuan situatën politike e ekonomike në rajon. (Dnevni Avaz, STA, Delo - 22/06/08)