Gjykata e Hagës e raporton Serbinë në Këshillin e Sigurimit të OKB për mosbashkëpunim

24/06/2008

HAGË, Hollandë -- Gjykata e OKB për krimet e luftës njoftoi të hënën (23 qershor) se raportoi Serbinë në Këshillin e Sigurimit të OKB lidhur me dështimin e pretenduar për të bashkëpunuar në një rast kundër ish presidentit serb Milan Milutinoviç. Presidenti i gjykatës Fausto Pokar i shkroi presidentit të Këshillit të Sigurimit, Zalmai Khalilzad javën e shkuar, duke akuzuar se Serbia nuk ka dërguar Aleksander Dimitrjeviç, ish kreu i administratës së sigurimit të ushtrisë jugosllave, për të dëshmuar në rastin e Milutinoviç. "Pasi adresa e Dimitrjeviç në Serbi nuk gjendej...dhoma e gjykatës dhe pastaj presidenti në një numër rastesh i kërkuan ministrit Rasim Ljajiç, kreut të Këshillit Kombëtar të Serbisë për Bashkëpunimin, të garantonte dorëzimin e letrës që ftonte gjeneralin të dëshmonte përpara dhomës ashtu edhe më pas për ta thirrur atë në gjyq," shkruante Pokar. Ai shtonte se reagimi i Serbisë ishte "shpesh i vonuar dhe i paplotë". Milutinoviç dhe pesë të pandehur të tjerë, njohur si "gjashtëshja e Kosovës" janë në gjyq për deportimin, vrasjen dhe persekutimine rreth 800,000 shqiptarëve të Kosovës në gjysmën e parë të 1999. (Reuters, UN website B92, Jurist - 23/06/08)