Parlamenti serb zgjedh si kryetare Gjukiç-Dejanoviç

26/06/2008

BEOGRAD, Serbi -- Ligjebërësit zgjodhën të mërkurën (25 qershor) Slavica Gjukiç-Dejanoviç të Partisë Socialiste Serbe (SPS) si kryetare të parlamentit. Ajo ishte e vetmja kandidate për postin. Përveç koalicionit të kryesuar nga SPS, atë e mbështeti koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike (DS) ashtu dhe partitë e pakicave.

Ndërkohë, presidenti serb Boris Tadiç, kreu i DS nuk ja doli përsëri të mërkurën të caktojë një kryeministër të ngarkuar. Vëzhguesit kishin pritur njoftimin po ashtu të martën. (Blic, Danas - 26/06/08; Tanjug, Reuters, AFP, Beta, B92 - 25/06/08)