26/06/2008
SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovina (BiH) -- Bordi drejtues i Këshillit të Zbatimit të Paqes (PIC) thotë se ndërsa është bërë një përparim në përmbushjen e kushteve dhe objektivave të domosdoshme për të mbyllur Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë (OHR), kjo nuk është mjaft. Duke mbyllur një takim dy-ditor të mërkurën (25 qershor), PIC vuri në dukje se dy kushte qenë nënshkrimi i marrëveshjes së stabilizimit dhe shoqërimit me BE dhe një vlerësim pozitiv i situatës në BiH nga PIC. Pesë objektivat përfshijnë gjetjen e një zgjidhje të pranueshme dhe të qëndrueshme të përpjestimit të pronës midis shtetit dhe niveleve të tjera të qeverisë, caktimin e pronës shtetërore dhe të mbrojtjes, qëndrushmërinë fiskale, kompletimin e vendimit përfundimtar të Brcko dhe zgjerimin e rendit të ligjit. (OHR website, RTRS, SRNA, Dnevni Avaz - 25/06/08)