26/06/2008
SHKUP, Maqedoni -- Një forum mbi bashkëpunimin ndërkufitar në Ballkanin Perëndimor fillon të enjten (26 qershor) në Shkup. Veprimtaria dy-ditore ka për qëllim të ndihmojë vendet në rajon të shkëmbejnë përvojat dhe të diskutojnë detajet e menazhimit të programeve për bashkëpunimin ndërkufitar. Ajo do të përqëndrohet gjithashtu në ngritjen e agjensive ndërqeveritare ngarkuar me menazhimin dhe zbatimin e të tilla programeve. Pjesëmarrësit në forumin e mbështetur nga Komisioni Evropian (KE) nëpërmjet instrumentit të vet të Ndihmës së Parapranimit, do të përfshijë përfaqësues të qeverive të vendeve në rajon, të dërguarin e BE në Shkup Ervan Fuere dhe zyrtarë të KE. (Makfax, Cross Border Institution Building website - 26/06/08)