Gazetari kosovar shkon në gjyq në Hagë

26/06/2008

HAGË, Hollandë -- Gazetari i Kosovës Baton Haxhiu i tha gjykatës së krimeve të luftës të mërkurën (25 qershor) se ai ishte i pafajshëm për të gjitha akuzat kundër tij. Ai ndeshet me akuza të nxjerrjes së emrit të një dëshmitari të mbrojtur në gjyqin kundër ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradina. Kjo u shfaq në një artikull të botuar në të përditëshmen me bazë në Prishtinë, Express. "Jo pak njerëz e dinin emrin e tij...Kosova është një vend i vogël, sekretet nuk shkojnë gjatë, veçanërisht kur ato kanë të bëjnë me krerët e një beteje të armatosur kundër serbëve gjatë luftës së Kosovës," tha Haxhiu. Ai shtoi se nuk kishte patur kurrë ndërmend të ndërhynte në zhvillimin e drejtësisë. Haradinaj fitoi lirimin kohët e fundit, ndonse gjykimi i tij u dëmtua nga dyshimet e trembjes së dëshmitarëve. (BalkanWeb, AFP - 25/06/08)