02/07/2008
ANKARA, Turqi -- Në një takim kabineti të martën (1 korrik), ministri i drejtësisë Mehmet Ali Shahin tha se Turqia do që Franca të ndjekë bisedimet e pranimit në një mënyrë transparente, pavarësisht nga kundërvënia ndaj anëtarësimit të Turiqsë në BE. Ai shtoi se Ankaraja pret të hapë tre kapituj të rinj gjatë gjashtë muajve të mbajtjes nga Franca të presidencës së BE, që nisi të martën. Që nga nisja e negociatave të pranimit në 2005, Turqia ka hapur vetëm tetë kapituj. BE pezulloi bisedimet në 15 nga 35 kapituj për shkak të refuzimit të Turqisë për të hapur portet e saj për Qipron. (Hurriyet, Zaman - 02/07/08; Anadolu Agency, AP - 01/07/08)