02/07/2008
BEOGRAD, Serbi -- Ambasadori i SHBA në Beograd Kameron Munter kërkoi zyrtarisht të martën (1 korrik) arrestimin dhe ekstradimin e Miladin Kovaçeviç, një lojtar basketboli 20 vjeçar i cili iku nga Nju Jorku muajin e kaluar pasi u akuzua për orvatje vrasjeje. "Ky rast është një përparësi e lartë për qeverinë e SHBA," tha Munter. Më parë gjatë javës, Serbia shkarkoi nënkonsullin e saj në SHBA, Igor Milosheviç, pasi zbuloi se ai lëshoi një pasaportë emergjence të paligjëshme për të ndihmuar Kovaçeviç të ikte nga SHBA. Kovaçeviç, luante basketboll për Universitetin e Binghampton në Nju Jork. Në 4 maj, ai thuhet se rrahu gati për vdekje një shokun e tij student pas një grindje në një bar. Viktima mbetet në gjendje kritike. (AP, New York Times, USA Today, Tanjug - 01/07/08)