Shkupi pret forumin mbi sigurinë e Ballkanit

02/07/2008

SHKUP, Maqedoni -- Një forum rajonal i titulluar "Sigurimi i Ballkanit: NATO pas samitit të Bukureshtit" u hap të mërkurën (2 korrik) në Shkup. Pjesëmarrësit do të diskutojnë përfundimet e samitit të NATO-s prillin e kaluar dhe zgjerimin e ardhëshëm të Aleancës si edhe situatën e sigurisë dhe sfidat ndaj stabilitetit. Ministri i jashtëm maqedonas Antonio Milososki, ministri i mbrojtjes Lazar Elenovski dhe ambasadorët nga Turqia, Shqipëria dhe Rumania do të marrin pjesë në veprimtarinë e organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Instituti për Demokracinë "Societas Civilis". Veprimtaria do të ketë gjithashtu analistë politikë, lektorë dhe shkencëtarë nga rajoni. Maqedonia nuk mori një ftesë për anëtarësim në NATO në prill, penguar nga mosmarrëveshja e saj e gjatë për emrin, me Greqinë. (MIA, Makfax, MRT - 02/07/08)