Papandreu i Greqisë rizgjidhet president i Internacionales Socialiste

02/07/2008

ATHINË, Greqi -- Jorgos Papandreu, kreu i partisë kryesore të opozitës, PASOK, fitoi të hënën (30 qershor) rizgjedhjen për presidencën e Internacionales Socialiste në kongresin e 23-të të organizatës në Athinë. Papndreu, djali i kryeministrit të vdekur grek Andreas Papandreu , kryesoi internacionalen socialiste në 2006. Radmila Shekerinska, kreu i partisë opozitare të Maqedonisë, Aleancës Social Demokratike të Maqedonisë, fitoi vendin e nënpresidentit. (ANA-MPA, Kathimerini, Naftemporiki, - 01/07/08)