Kosova shënon gjashtë muaj pavarësi

19/08/2008

PRISHTINË, Kosovë -- Kryeministri Hashim Thaçi tha të hënën (18 gusht) se Kosova nuk ka parë asnjë dështim gjatë gjashtë muajve të saj të parë të pavarësisë. Siç e shikoni ai si suksesin më të madh të qeverisë, Thaçi citoi deklaratën e pavarësisë të ish-provincës serbe, miratimin e kushtetutës dhe simboleve kombëtare të vendit, dhe njohjen nga shtetet më të fuqishme të botës. Thaçi përmendi se lobimi për njohjen vazhdon në bashkëpunim të ngjushtë me partnerët perëndimor të Kosovës. Duke komentuar mbi deklaratën e tij të mëparshme se 100 vende do ta njohin Kosovën deri në shtator, Thaçi tha se kjo nuk varet vetëm nga Kosova dhe qytetarët e saj. (BalkanWeb, Beta - 18/08/08)