Dacic shprehet se Serbia duhet ti kërkoj gjykatës së Hagës të leri Seselj të zhvillojë vetë mbrojtjen e tij

19/08/2008

BEOGRAD, Serbi -- Ministrja e brendshme Ivica Dacic sugjeroi të hënën (18 gusht) se autoritetet në Beograd kanë dërguar një kërkesë për gjykatën e krimeve të luftës së Hagës duke i bërë thirrje të mos caktojnë një avokat për drejtuesin e Partisë Radikale Serbe Vojislav Seselj. "Çdo caktimi i një avokati dhe shkelja e të drejtave të Vojislav Seselj ose të drejtat e çdo të akuzuari tjetër i cili dëshiron të zhvillojë vetë mbrojtjen e tij janë një shkelje e të drejtave themelore bazë," tha Dacic në një intervistë me Beta. Seselj është duke u gjykuar se ka nxitur nacionalizëm dhe pastrim etnik në ish-Jugosllavinë gjatë fillimit të viteve 1990, së bashku me vrasje, torturë, burgosje dhe deportim. (Beta, Glas Javnosti, RTS - 18/08/08)