Jeremiç tha se Serbia nuk mund të ekstradojë studentin e kërkuar në Shtetet e Bashkuara

19/08/2008

BEOGRAD, Serbi -- Ministri i jashtëm Vuk Jeremiç tha të hënën (18 gusht) se vendimi i një studenti serb për të ikur mbrapa në vendin e tij të origjinës mbasi pretendohet se ka rrahur një tjetër student duke e çuar në koma është "zgjedhja e tij personale". Miladin Kovacevic, 20 vjeç, refuzon të kthehet në Shtetet e Bashkuara për tu gjykuar lidhur me agresionin e datës 4 maj, i cili la Bryan Steinhauer, 22 vjeç, me fraktura të shumta në kafkë.

Sipas Jeremiç, ligjet e Serbisë nuk lejojnë ekstradimin e qytetarëve të saj. Gazeta serbe Blic njoftoi të hënën se dëshmitarët e kishin parë Kovacevic duke u stërvitur me klubin lokal të basketbollit KK Vrbas. Kovacevic luajti për Universitetin e Binghamton në shtetin e Nju Jork para grindjes së pretenduar me Steinhauer. (AP, Blic, DPA - 18/08/08)