Marrveshjet e energjisë turke-iraniane do të përfundojnë së shpejti

19/08/2008

ANKARA, Turqi -- Ministri i energjisë Hilmi Guler tha në një konferencë për shtypin të hënën (18 gusht) se Turqia dhe Irani pritet të përfundojnë marrëveshjet e planfikuara të energjisë brenda një muaji. Në fillim, vëzhguesit kishin parashikuar firmosjen e marrëveshjeve gjatë vizitës së javës së fundit të presidentit iranian Mahmoud Ahmadinexhad. Guler tha se puna teknike mbi marrëveshjen është duke u zhvilluar me synim përfundimin e tyre para vizitës së ministrit të jashtëm Ali Babacan në muajit të ardhshëm në Iran. (Turkish Press, Zaman, UPI, AP - 18/08/08)