19/08/2008
SOFJE, Bullgari -- Policia lajmëroi të hënën (18 gusht) se ata kanë zbuluar më shumë se 2 ton kanabis rreth qytetit jugperëndimor të Blagoevgrad, afër me kufirin me Greqinë. Konfiskimi ndodhi gjatë një operacioni në shkallë të gjerë të policisë në një numër fshatrash afër me Blagoevgrad, i famshëm për kultivimin e paligjshëm të drogës. Autoritetet thonë se kanabis u gjend në dy ngastra tokë që i përkiste një pronari. (AFP, Focus, Nafthemporiki 18/08/08)