Greqia dhe Shqipëria organizojnë operacion të përbashkët kontrolli të kufirit

26/08/2008

ATHINË, Greqi -- Shërbimet e kontrollit të kufirit grek dhe shqiptar organizuan një operacion të përbashkët javën e kaluar me qëllim luftën e krimit të organizuar dhe emigracionin e paligjshëm të hënën (25 gusht). Operacioni filloi në 20 gusht dhe mbuloi rajonet në Maqedoninë perëndimore, Epir dhe jugun e Shqipërisë. Ata inspektuan gjithsej 877 automjete dhe më shumë se 2,000 njerëz si pjesë e operacionit. (Net, ANA-MPA - 25/08/08)