26/08/2008
BUKURESHT, Rumani -- Katër anije luftarake të NATO-s janë ankoruar në Konstancë në bregdetin e Detit të Zi të Rumanisë, njoftoi media vendase të hënën (25 gusht). Anija luftarake gjermane Luebek arriti të shtunën. Anija spanjolle Juan de Bourbon dhe Gjeneral Pulaski i Polonisë arritën të dielën në mëngjes, ndërsa USS Taylor arriti nga Shtetet e Bashkuara herët të hënën. Ato do të organizojnë stërvitje të përbashkëta me anijen luftarake Mbreti Ferdinand e Rumanisë në ujërat territoriale rumune. Kjo është pjesë e një vizite rutinë që përfshin gjithashtu ndalime në ujërat bullgare të planifikuara më shumë se një vit më parë. Stërvitjet filluan të enjten dhe pritet të përfundojnë në 10 shtator. (Evenimentul Zilei, Turkish Daily News - 25/08/08)