Turqia kap 266 emigrantë të paligjshëm në dy ditë

26/08/2008

ANKARA, Turqi -- Forcat e sigurisë kanë arrestuar 266 emigrantë të paligjshëm në fundjavë, lajmëroi të hënën (25 gusht) shtabi i përgjithshëm. Midis tyre ishte një shtetas turk dhe një shtetas sirian të cilët autoritetet i kapën duke u përpjekur të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme. Ata arrestuan gjithashtu 80 njerëz në kontrollet rutinë në provincat e Hakari, Hatay, Izmir dhe Van. Të arrestuarit erdhën nga Afganistani, India, Pakistani, Siria dhe Somalia. Autoritetet kapën gjithashtu një grup të madh emigrantësh të paligjshëm që po përpiqeshin të kalonin kufirin me Greqinë. Ata erdhën nga territoret palestineze, Afganistani, Somalia, Iraku, Eritrea dhe Burma. Të gjithë janë tani në kujdestari të gjykatave turke, të cilat do ti dëbojnë ata në përputhje me procedurat. (Hurriyet, Focus - 25/08/08)