26/08/2008
TIRANË, Shqipëri -- Autoritetet në Romë arrestuan shoferin e caktuar pranë ambasadës së Shqipërisë të dielën (24 gusht) mbasi pretendohet se ka gjetur 1kg kokainë në portbagazhin e makinës diplomatike. Policia arrestoi Arsen Selmanllari, 33 vjeç, dhe një femër shqiptare që e shoqëronte atë mbasi e ndaloi atë për një shkelje të rregullave të parkingut. Oficerët thanë se Selmanllari dukej tepër nervoz, duke i nxitur ata të kontrollonin portbagazhin e makinës, ku ata pretendohet se gjetën dy pako ku mbahej kokaina. Autoritetet në Tiranë i hoqën imunitetin diplomatik Selmanllarit në mënyrë që autoritetet italiane mund të vazhdojnë hetimin e tyre. (Shekulli - 26/08/08; Alsat, Klan, Top Channel, BalkanWeb - 25/08/08)