Rusia akuzon vendet ballkanike se i kanë shitur armë Gjeorgjisë

26/08/2008

MOSKË, Rusi-- Moska shprehet se Shqipëria dhe disa vende të tjera ballkanike kanë furnizuar Gjeorgjinë me armë të përdorura në konfliktin me Rusinë. Gjatë një konference për shtyp të hënën (25 gusht) në Moskë, Anatoli Nogovitsin, zëvendës-shefi i shtabit të përgjithshëm të Rusisë, tha se përveç Shqipërisë, "Maqedonia, Bullgaria, Ukraina, Serbia, Hungaria dhe Rumania" kanë furnizuar Gjeorgjinë. Në fundjavë, Moska akuzoi Uashingtonin se ka ndihmuar Tbilisin në rajonin e trazuar të Osetisë Jugore. (BalkanWeb, Top Channel, Telegrafi - 25/08/08)