26/08/2008
ZAGREB, Kroaci -- Një kirurg u dënua me nëntë vjet burg të hënën (25 gusht) se morri ryshfet nga pacientët, në çështjen më të madhe të korrupsionit që tronditi sistemin shëndetësor në vend. Një gjykatë dënoi Ognjen Simic, një kirurg kardiak në një spital shtetëror në Rijeka, se ka marrë para nga 18 pacientë në këmbim të ndihmës së tyre për të marrë kirurgji urgjente. Simic humbi gjithashtu të drejtën për të praktikuar për një periudhë pesë vjeçare dhe duhet të kthejë paratë. Prokurorët thonë se ai morri rreth 40,000 euro nga pacientë gjatë gjashtë viteve. (AFP, Javno.com, Reuters, Index.hr - 25/08/08)