Senatorët rumunë do të votojnë mbi lejimin e hetimeve të korrupsionit në nivel të lartë

26/08/2008

BUKURESHT, Rumani -- Senatorët u mblodhën të martën (26 gusht) për të vendosur në se të lejojnë hetimet e korrupsionit në nivel të lartë kundër ish-ministrit të ekonomisë Kodruc Seres dhe ministrit aktual të punës Paul Pakuraru. Votimi do të jetë sekret dhe çdo senator do të votojë për secilën nga dy çështjet më vete. Seres përballet me akuzat për spiunazh dhe tradhti që buron nga procesi i privatizimit, po ashtu dhe nga furnizmi i informacionit të klasifikuar tregtar lidhur me shitjen e kompanive shtetërore. Pakuraru përballet me akuza ryshfeti dhe abuzimi të detyrës. Prokurorët thonë se një kompani e zotëruar nga djali i tij fitoi një kontratë me një kompani shtetërore në këmbim të mbajtjes së një zyrtari të lartë në postin e tij në inspektoriatin e punës në Gorj. (Hotnews.ro, Agerpres - 26/08/08)