26/08/2008
VJENË, Austri -- Partitë e koalicionit qeverisës në vend kanë vendosur të bëjnë thirrje për në referendum lidhur me ofertën e Turqisë në BE, në se duhet që Ankaraja të përfundojë bisedimet e para-aderimit në mënyrë të suksesshme. Në një intervistë me gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung të së shtunës (23 gusht), ministrja e jashtme austriake Ursula Plasnik tha "Anëtarësimi i Turqisë do i sjellë një dimension të ri ntegrimit evropian dhe BE-së." Sondazhet e fundit në Austri kanë treguar skepticizëm të konsiderueshëm mbi anëtarësimin e Turqisë në BE. Niveli i mosmiratimit është 80%. (Euractiv - 25/08/08; Hurriyet - 23/08/08)