BiH akuzon Tomiç me genocid

27/08/2008

SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Prokurorët e krimeve të luftës njoftuan të martën (26 gusht) padinë e Zoran Tomiç për genocid, rrjedhur nga roli i tij i pretenduar në masakrën e Srebrenicës në korrik 1995. Tomiç, 37 vjeç, i njohur gjithashtu si Zgembo, u arrestua në fillim të qershorit pranë qytetit Zvornik në BiH lindore. Ai ishte anëtar i njësisë së posaçme të policisë në Republika Srpska që ishte aktive në rajonin e Srebrenicës. Sipas padisë, si anëtar i njësisë, ai mori pjesë në operacionet që kishin për qëllim deportimin e muslimanëve nga fshatrat në zonën e Srebrenicës dhe kapjen e mijra burrave e djemve muslimanë që u përpoqën t'i shpëtojnë burgimit. Tomiç dyshohet gjithashtu se mori pjesë në vrasjet e rreth 1,000 muslimanëve në një depo. (Beta, B92, Reuters - 26/08/08)