Komisionerja e BE, Kuneva u kërkon politikanëve bullgarë t'i drejtohen korrupsionit

27/08/2008

BRUKSEL, Belgjikë -- Politikanët bullgarë duhet të bashkojnë përpjekjet e tyre në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për t'ju përgjigjur kritikave nga partnerët e tyre evropianë, tha në një intervistë me Financial Times të martën (26 gusht) komisionerja e e mbrojtjes së konsumatorit të BE, Meglena Kuneva. Sipas saj, është jetike të demonstrohet se Bullgaria po ndërmerr hapa vendimtare. Megjithatë, Kuneva tha se është disi e padrejtë të paraqitet Bullgaria si një vend i mbushur me korrupsion. Raporti i Komisionit Evropian muajin e fundit mbi përparimin e Bullgarisë përmbante kritikën më të ashpër ndonjëherë drejtuar një vendi anëtar. (Dnevnik, Mediapool, Standart - 27/08/08; Financial Times - 26/08/08)