27/08/2008
TIRANË, Shqipëri-- Ish ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu nuk doli të martën (26 gusht) përpara zyrës së prokurorisë ku do t'i përgjigjej pyetjeve lidhur me shpërthimet vdekjeprurëse të Gërdecit në 15 mars. Avokati i tij tha se Mediu ishte në Shtetet e Bashkuara për arsye personale. Prokuroria e shtyu sesionin për në shtator. Në qershor, Mediu humbi imunitetin e tij nga prokuroria pas debateve të ndezura në parlament. Kjo e lejoi prokurorinë të hetojë rolin e tij në shpërthimet e Gërdecit të cilat vranë 26 vetë.
Gjithashtu të martën, ministria e mjedisit konfirmoi në një konferencë shtypi se uji në zonën rrotull Gërdecit mbetet i ndotur. Ajri, megjithatë është konsideruar i padëmshëm. (Shekulli, Shqip - 27/08/08; BalkanWeb, News 24 - 26/08/08)