Shqipëria dërgon më tepër trupa paqeruajtëse në Irak

05/09/2008

TIRANË, Shqipëri -- Një kontigjent i ri prej 120 ushtarësh u nis për në Irak të enjten (4 shtator) duke e shpënë numrin e plotë të trupave shqiptare atje në 240. Kontigjenti i ri do të ndihmojë të mbahet paqja e siguria në Mosul dhe Bagdad. "Shqipëria ndihet krenare për paqeruajtësit e vet dhe bashkëpunimin e saj me SHBA," tha kryeministri Sali Berisha në ceremoninë e nisjes, duke shtuar se trupat paqeruajtëse janë të rëndësishme për aspiratat e Shqipërisë për në NATO.

Në lajme të tjera të enjten, fermerët anembanë vendit ngritën padi kundër një kompanie që u shiti atyre farëra të dështuara misri duke kërkuar kompensim për dëmin financiar. Disa fermerë u ankuan se humbën hektarë të korrash pas mbjelljes së farave. Kompania tregtare shqiptare Agro thotë se importoi farat nga një kompani franceze që është nga furnizuesit më të mëdhej në Evropë. (Gazeta shqiptare, Tvsh, BalkanWeb, Xinhua - 05/09/08; Top Channel, BalkanWeb, Klan, Alsat - 04/09/08)