07/09/2008
BEOGRAD, Serbi -- Tomislav Nikoliç, nënkryetari i Partisë kryesore të opozitës, Radikale Serbe (SRS) paraqiti dorëheqjen e tij në një takim të partisë të premten (5 shtator). Masa erdhi pasi partia vendosi të mos e mbështesë marrëveshjen e stabilizimit dhe shoqërimit (SAA) me BE. Nënpresidenti i SRS Dragan Todoroviç konfirmoi se partia ndryshoi qëndrimin e vet nën presionin nga kreu i saj Vojislav Sheshelj i cili është aktualisht në gjyq në gjykatën e krimeve të luftës në Hagë. Nikoliç kishte njoftuar të enjten se partia do të mbështeste SAA, pas pranimit nga qeveria të një propozimi për të amenduar projekt-ligjin e ratifikimit.
Në lajme të tjera të premten, presidenti Boris Tadiç përjashtoi mundësinë e takimit me homologun e tij të Kosovës Fatmir Sejdiu. Tadiç tha se ai mund të pranonte të tilla bisedime vetëm në qoftë se qenë organizuar nën mbikqyrjen e OKB dhe me qëllim që të disktutonin statusin e Kosovës. (Beta, Taniuj, B92 - 05/09/08)