Njohja e Kosovës nga Maqedonia varet nga dy kushte, thotë Crvenkovski

07/09/2008

SHKUP, Maqedoni -- Përdorimi i emrit kushtetues Republika e Maqedonisë dhe procesi i shënimit të kufijve janë dy kushtet kyçe për Maqedoninë për të njohur Kosovën, tha të premten (5 shtator) presidenti maqedonas Branko Crvenkovski. I pyetur në se njohja do të ndodhte shpejt tani që shënimi i kufirit është në proces, ai tha se udhëheqja do të vendoste bazuar në interesat më të mira të vendit. Të shtunën në Prishtinë, e përditëshmja Zeri tha se linjat kufitare qenë zgjidhur, duke përfshirë zonën e ndjeshme të Debelldeh. Njohja pritet të pasojë në 23 shtator, thoshte gazeta. (Zeri, Beta – 06/09/08, Telegrafi, Alsat - 05/09/08)