07/09/2008
ZAGREB, Kroaci -- Një rrëzim autobusi të dielën herët (7 shtator) vrau së paku 13 vetë dhe plagosi 30 të tjerë në Kroaci, raportuan autoritetet lokale. Aksidenti ndodhi pranë qytetit Gospiç në udhëshpejtën që lidh Zagrebin me portin e Splitit. Zëdhënësja e policisë Kristina Maodus tha se autobuzi kishte targa sllovake por shtetësia e pasagjerëve nuk qe bërë e ditur menjëherë. (HINA, HRT, AFP - 07/09/08)