07/09/2008
ANKARA Turqi -- Një shpërthim vrau dy ushtarë turq në krahinën juglindore të Sirnak të premten ((5 shtator), thanë autoritetet lokale. Ushtarët u vranë kur shpërthyen eksplozivat e vendosura nga militantët e Partisë së jashtëligjëshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) pranë fshatit Guneycam të Sirnakut. Të njëjtën ditë, një minë fushore e vënë nga terroristët e PKK vrau një ushtar turk në krahinën juglindore të Hakarit, tha shtabi i përgjithshëm turk në një njoftim në uebsajtin e vet.
Të shtunën, përleshjet me terroristët e PKK vranë një rreshter turk dhe plagosën dy ushtarë të tjerë në qytetin Bajkan në krahinën juglindore Sirt.
Në lajme të tjera, forcat ajrore të Turqisë njoftuan të premten se një stërvitje e madhe ndërkombëtare ushtarake ajrore do të zhvillohet në bazën e tretë kryesore të avionëve në krahinën qendrore të Konias nga e marta (8 shtator) deri në 19 shtator. Në stërvitje, thoshte deklarata, do të marrin pjesë avionët gjuajtës nga Turqia, Shtetet e Bashkuara, Italia, Izraeli dhe NATO. (Anadolu news agency, CNN Turk, NTV, Xinhua - 05/09/08)