Perisic mohon akuzat e krimeve të luftës të ICTY; Oric arrestohet në Sarajevë

05/10/2008

HAGË, Hollandë -- Ish-shefi i shtabit të përgjithëm të Ushtrisë Kombëtare Jugosllave (JNA) Momcilo Perisic u deklarua i pafajshëm të premten (3 tetor) ndaj akuzave se nuk ka arritur të parandalojë ose të dënojë krimet e kryera nga vartësit e tij gjatë konfliktit të viteve 1992-1995. Perisic është oficeri i rangut më të lartë i JNA që po gjykohet nga gjykata e krimeve të luftës së OKB-së për krime të kryera gjatë konfliktit. Ai pretendohet se ka lejuar vrasjen dhe persekutimin si dhe sulmet ndaj civilëve në Kroaci dhe Bosnjë.

Në lajmet e tjera të së premtes, policia në Bosnje-Hercegovinë (BH) arrestoi ish-komandantin ushtarak boshnjak Naser Oric, i cili ishte liruar nga gjykata e OKB-së në korrik. Ai dhe biznemeni lokal Damir Fazlic u arrestuan në Sarajevë të dyshuar për mashtrim. Fazlic është pyetur në lidhje me vrasjen e ish-kryeministrit serb Zoran Xhinxhiç. (Reuters, ICTY website, B92, Emportal, Blic, Beta, AP - 03/10/08)