Presidenti Tadiç thotë se Serbia do të përmbushi kriteret e antarësimit të BE-së në 2012

05/10/2008

BERLIN, Gjermani -- Presidenti serb Boris Tadiç tha për të përditshmen gjermane Bild të premten (3 tetor) se ai është i bindur se Serbia do të përmbushi të gjithë kriteret e antarësimit të BE-së deri në vitin 2012. Ai premtoi se vendi do të realizojë angazhimet e saj për gjykatën e krimeve të luftës të Hagës dhe rikujtoi se deri tani ajo ka dorëzuar më shumë se 44 të akuzuar të krimeve të luftës, duke përfshirë dy ish-presidentë. Të premten, Tadiç morri çmimin e lartë gjerman Quadriga për "vizion, kurajo, përgjegjësi dhe inkurajim që e bën botën një vend më të mirë". Ai u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel të enjten. (Danas, B92 - 04/10/08; Tanjug, Bild, Blic - 03/10/08)