05/10/2008
ANKARA, Turqi -- Përplasjet në Turqinë juglindore vranë të premten (3 tetor) 15 ushtarë turq dhe 23 terroristë nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) e nxjerrë jashtë ligjit, tha Shtabi i Përgjithshëm Turk në faqen e saj të internetit. Rreth 350 luftëtarë të PKK-së sulmuan një stacion policor në provincën juglindore të Hakari mbasi kishin kaluar kufirin nga Iraku i veriut. Bordi i Lartë i Antiterrorizmit zhvilloi një takim emergjence, i kryesuar nga kryeministri Reçep Tajip Erdgoan. Turqia i bëri thirrje autoriteteve irakene dhe palëve të tjera që kanë lidhje të dënojnë autorët. Iraku, BE, NATO dhe Shtetet e Bashkuara dënuan gjithashtu sulmin e PKK-së. (Anadolu news agency, Hurriyet, CNN Turk, NTV, Dogan news agency, AFP, Reuters, AP - 04/10/08)