Komisioneri i BE-së thotë se rezultatet e bisedimeve të aderimit varen nga Turqia

05/10/2008

PARIS, Francë -- Ritmi dhe rezultatet e bisedimeve për aderimin e Turqisë në BE janë të lidhura ngushtë me përpjekjet e vendit për të përmbushur reformat e nevojitura. Komisioneri i Zgjerimit të BE-së Rehn tha në një konferencë në Paris të premten (3 tetor). Turqia e populluar nga myslimanët, me diplomacinë e saj aktive dhe demokratike, sistemin laik, është një aktor domethënës dhe një element i rëndësishëm i stabilitetit në rajonin e saj, theksoi Rehn. Ai përgëzoi gjithashtu Ankaranë se ka dërguar trupa në operacionet paqëruajtëse në Evropë dhe ka kontribuar në luftën e BE-së kundër terrorizmit, drogës dhe trafiqeve njerëzore. Aderimi në BE i Turqisë do të ofrojë perspektiva të rëndësishme tregtare për shtetet anëtare të BE-së, shtoi Rehn. (Hurriyet, Milliyet, Radikal - 04/10/08)